Real kërkon të "blindojë" Ronaldon, i ofron këtë pagë faraonike

Real kërkon të "blindojë" Ronaldon, i ofron

Kohë më parë përflitej shumë për një largim të tijin nga Bernabeu. Ndërsa ditët e fundit situata ka ndryshuar. Bëhet fjalë për Cristiano Ronaldon, të cilin Real Madrid kërkon ta "blindojë" duke i ofruar një kontratë të re.

Gjatë javës së fundit, klubi ka njoftuar yllin portugez se ata kanë ndërmend që t’i rishikojnë kontratën, duke i ofruar rinovimin me një rrogë më të mirë.

33-vjeçari ka kërkuar me ngulm rinovimin e akordit aktual, për t’iu afruar rrogës së rivalit të tij, Lionel Messi, pas rinovimit me Barcelonën, por gjatë gjithë kësaj kohe, Fiorentino Perez shprehej publikisht se klubi nuk kishte ndër mend ta rishikonte kontratën e lojtarit më të mirë.

Mesa duket presidenti i "Los Blancos" ka ndryshuar mendim për yllin portugez dhe sipas asaj që raporton “AS”, ai do të mbajë premtimin që i ka bërë sulmuesit pas finales së Cardiff.

Burime pranë Realit bëjnë me dije se portugezi pritet të përfitojë një rritje rroge prej 9 milionë eurosh në sezon. Aktualisht ai fiton 21 milionë euro neto, një shifër që do të shkojë në 30 milionë plus dy milionë të tjera që do të jenë bonuse.

Një rrogë e tillë do ta afronte atë me pagën që përfiton Nejmar te PSG (35 milionë euro), por ai do të mbetej ende larg 45 milionëve që Mesi dërgon në shtëpi.

Sa i përket kohëzgjatjes së kontratës, ajo do të vijojë të skadojë në qershor 2021.

EMISIONET