Ermal Meta dhe Fabrizio Moro janë pezulluar nga gara e Festivalit të Sanremos, “në pritje të thellimit të shqyrtimeve mbi atë që presupozohet si shkelje e rregullores së Festivalit nga kënga e tyre”, me titull “Non mi avete fatto niente”.

Organizatorët e Festivalit, që duket se kanë miratuar vendimin e drejtorit artistik Claudio Baglioni, duke vendosur ta pezullojnë performancën e dy artistëve që parashikohej të bëhej mbrëmjen e së mërkurës. Në vend të tyre, pas një shorti të hedhur në prani të një noteri, do të marrë pjesë Renzo Rubino, që paraprakisht duhej të performonte ditën e enjte.

Mediet italiane aluduan fillimisht për plagjiaturë, por kjo u hodh poshtë shumë shpejt falë reagimit të zv.drejtorit të Rai Uno, Claudio Fasulo. Megjithatë, më vonë, u mor vendim që të bëhen verifikime më të detajuara dhe të mëtejshme nga studioja ligjore e Rai-t. Vetë Ermal Meta, ka reaguar përmes rrejtit social Facebook, duke e cilësuar akuzën për plagjiaturë, qesharake dhe absurde. Ai tha se kompozimi, ishte i bërë enkas për të dhe bashkë interpretuesin, Fabriozo Moro, nga kompozitori Andrea Febo. Megjithatë ai foli për një pjesë të ngjashme të këngës, me një krijim të tre viteve më parë, të po të njëjtit kompozitor për Sanremo.

/Ora News.tv/