Deklaratat e një dite më parë, pro pavarsisë së Kosovës, janë hedhur poshtë nga anëtari i presidencës boshnjake. Bakir Izetbegoviç tha se intervista e tij për agjensinë gjermane “Deutsche Ëelle” është shtrembëruar nga portalet serbe. Ai nënviozi se citimet e tij kanë dalë jashtë kontekstit dhe kjo është përpjekje e mediave serbe për të tensionuar mardhëniet mes Bosnjës dhe Serbisë.  Ndërkohë agjensia Deutche Velle citoi se Izetbegovic shpreson së shpejti në njohjen e Kosovës. Reagimi i zyrtarit boshnjak erdhi menjëherë pas presioneve të presidentit serb për pasoja ligjore dhe politike që do të ketë Bosnja. 

Anëtari i presidencës së Bosnjë Hercegovinës, mohon pozicionimin e tij pro njohjes së Kosovës. Në një reagim nga kabineti presidencial boshnjak, Bakir Izetbegoviç deklaron se intervista e tij për agjensinë Deutche Ëelle është shtrembëruar nga mediat serbe për të sjellë tensionim të mardhënieve mes Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës. Në deklaratë thuhet se mediat serbe kanë dalë jashtë kontekstit të intervistës së Izetbegoviç, duke sjellë disinformim në opinionin public. Presidenca sqaron se qëllimi i portaleve serbe është tendecioz, në prag të vizitës së Presidencës boshnjake në Beograd. Mohimi nga kabineti presidencial, vjen edhe pse e përditshmja gjermane ka cituar deklaratën e zyrtarit boshnjak i cili tha se shpresonte në njohjen e Kosovës. I pyetur nga gazetarët gjermanë, nëse Bosnja do ta njohë Kosovën në të ardhmen, Izetbegoviç u përgjigj po. 

Reagimi zyrtar presidencial boshnjak, vjen vetëm disa orë pasi presidenti serb paralajmëroi Bosnjën se komentet e Izetbegovic pro njohjes së Kosovës do të kenë pasoja të rënda politike dhe ligjore. Aleksandër kërcënoi se pas këtyre deklaratave, situata në rajon do të ndryshojë shumë në rajon. Sikur unë të thoja që, duhet pranuar pavarësia e Republikës Serbe, do të përfundoja menjëherë në Hagë, tha Vuçiç por duke “harruar” faktin se Kosovën e kanë njohur 108 shtete të botës. 

Izetbegoviç: Deklaratat e anëtarit të presdiencës boshnjake do të kenë pasoja të rënda politike dhe ligjore. Qëndrimi i Izetbegoviç pro njohjes së Kosovës, do të sjellë ndryshime të mëdha në rajon. Ne do të marrim masa dhe do të punojmë me zgjuarsi, pasi po shohim që nuk kemi mbështetje nga komuniteti ndërkombëtar. Serbia do ta marrë shumë seriozisht pozicionimin e Bosnjë Hercegovinës.

Ndërkohë edhe Marko Gjuriç drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë serbe i quajti shokuese dhe skandaloze deklaratat e Bakir Izetbegoviç. Ndërsa Ministri i Jashtëm, njëherësh zv.kryeministër i Serbisë, tha se deklratat e Izetbegoviç do të jenë tema kyçe në seancën e Këshillit Kombëtar dhe do të diskutohet në nivelin më të lartë për të vendosur reagimin e Serbisë ndaj një lëvizjeje të tillë, e cila interpretohet si një shqetësim serioz i stabilitetit në të gjithë rajonin.

/Ora News.tv/