Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjnai ka reaguar pas denoncimit publik të publicistit Dritan Hila, i cili tregonte se ishte kërcënuar nga Drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi.
Manjani, në një postim në Facebook, shkruan se denoncimi i Hilës duhet marrë seriozisht, pasi paraqet sjelljen harbute të një nëpunësi publik, ndaj fjalës së lirë. Duke uruar që jeta dhe shëndeti i Dritan Hilës të mos preken nga këto kërcënime, ai thotë se Prençi nuk duhet të shërbejë në asnjë detyrë publike.


"Denoncimi i Dritan Hilës për kanosjen që i bën Drejtori i Emergjencave të shtetit, duhet marrë seriozisht!

Kam bindje dhe uroj që jeta e shëndeti i Tanit nuk do ketë asgjë pasojë nga ato fjalë rrugaçërie të një drejtori!

Por sjellja harbute e një nënpunësi publik ndaj dikujt që mendon dhe shpreh mendimin e tij siç e ka është seriozisht e dënueshme si DHUNË SHTETËRORE ndaj fjalës së lirë!

Sjellja është e dënueshme! Është vepër e shkuar veprës penale! Por në çdo rast Ai nuk mund të shërbejë më në një detyrë publike!

Vetëm në shtetin ku veprojnë ligjet e hashashit justifikohet kjo sjellje!" Shkruan Manjani ne postimin e tij.

/Ora News.tv/