RD fliste për përjashtim, Noka: Temperamentin e Azemit e ka përkufizuar shumë mirë Berisha

RD fliste për përjashtim, Noka: Temperamentin e Azemit e ka

I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora ish-deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka tha se Azem Hajdari është një hero i demokracisë.

Gazetarja e pyet ish-deputetin nëse ka reflektuar PD pas 21 vitesh, sa i përket përjashtimeve nga grupit, teksa i kujton edhe kohën kur pak para vdekjes Rilindja Demokratike fliste për përjashtimin e Azem Hajdarit.

Beti Njuma: Titulli i RD-së së kohës është "Të përjashtohet Hajdari nga grupi parlamentar". Kërkohet të përjashtohej Azem Hajdari. Ka reflektuar PD pas 21 vitesh?

Flamur Noka: Unë e mbaj mend këtë periudhë. Azem Hajdarin, temperamentin e tij e ka përkufizuar shumë mirë Sali Berisha. Për PD me të gjithë ecejaket Azem Hajdari është një hero i demokracisë, lider i lëvizjes studentore '90 , kryetar i Komisionit nismëtar të krijimit të PD. Është një njeri me kontribute madhore të pashlyera jo vetëm për PD, por për Shqipërinë. PD e përkujton dhe do ta përkujtojë gjithmon sepse e meriton.

Beti Njuma: Hila e ka kaluar PD fazën e përjashtimeve?

Dritan Hila: Mos më fut të merrem me historinë e PD-së sepse është një çështje e brendshme e tyre. Mua PD më intereson deri në momentin e impaktit që ka tej shqiptarët. Se si zgjidhen ata kjo nuk më intereson mua. PD ka një handikap të madh që ende nuk po arrin të krijojë impakt.

EMISIONET