Rashford bëhet hero, United mposht Liverpool-in dhe "konsolidon" vendin e dytë

Rashford bëhet hero, United mposht Liverpool-in dhe "konsolidon"

Manchester United ka arritur ta fitojë derbin ndaj Liverpoolit falë një paraqitje fantastike nga Marcus Rashford. Sulmuesi 20 vjeçar ishte autor i të dy golave për "djajtë" në fitoren 2-1 që këta të fundit arritën në "Old Trafford". 

Ishte një bashkëpunim i mirë i sulmuesve Lukaku-Rashford, ku ky i fundit shënoi me një goditje brenda zonës së 16 metërshit për 1-0.

Dyfishimi erdhi saktësisht 10 minuta më vonë dhe ishte përsëri Marcus Rashford që shënoi për 2-0.

Me avantazhin e dy golave të "Djajve të Kuq" përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Fraksioni i dytë filloi më mirë për Liverpoolin, të cilët tentonin të riktheheshin në lojë.

Por nëse të besuarit e Jurgen Kloop dështonin në kordinim, ishte Eric Bailly që mposhti De Gea-n.

Në tentim për ta larguar topin nga zona, mbrojtësi befasoj De Gean duke e dërguar topin në rrjetë.

Pas kësaj fitore, Manchester United mbetet në vendin  e dytë me 65 pikë, duke thelluar në +5 distancën me rivalët e Liverpool.

EMISIONET