Raporti/Shqiptarët të tretët për refuzimin e hyrjes në vendet e BE-së

Raporti/Shqiptarët të tretët për refuzimin e hyrjes në

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian raportojnë se gjatë vitit 2017, u është refuzuar hyrja 279 215 personave, numër ky që është 8.6% më i ulët krahasuar me vitin paraardhës. 

Megjithatë, në këtë statistikë nuk përfshihen Austria, Franca dhe Holanda, thuhet në një raport të agjencisë evropiane të kufirit, Frontex. Raporti thotë se numri i refuzimeve të hyrjeve nga Greqia është dyfishuar kryesisht refuzimet në rritje janë lëshuar për shqiptarët. 

Sipas Frontex, ky trend i refuzimit për shqiptarët është rritur në kufijtë e BE-së duke nisur nga viti 2014.

Raporti thekson gjithashtu se shqiptarët ishin kombësia më e refuzuar në kufijtë detarë, me 4521 të kthyer.

"Balkan.eu", shkruan se vitin e kaluar, 32 mijë shqiptarëve u është mohuar hyrja në kufijtë e BE-së, sipas të cilës, shqiptarët janë grupi i tretë më i madh në këtë listë.

Frontex i rendit ato pas ukrainasve me 37 mijë refuzime dhe rusëve me 36 mijë vitin e kaluar.

Sipas këtyre shifrave, shqiptarëve u është mohuar hyrja kryesisht për shkak se nuk e kanë arsyetuar qëllimin e vizitës së tyre.

Numri i madh i refuzimeve ka çuar në një rritje të kalimit të paligjshëm të kufirit me 22%, me 6500 kalime të paligjshme, më shumë se çdo shtet tjetër sa i përket kufijve tokësorë.


EMISIONET