Kreu i Misionit të Bashkimit Europian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve, Alojz Peterle në një konference për mediat  prezantoi raportin përfundimtar të misionit të tij për procesin zgjedhor të 22 tetorit në Kosovë. Raporti përmban një vlerësim të të gjithë procesit zgjedhor dhe ofron 22 rekomandime për përmirësimin e proceseve të ardhshme zgjedhore në Kosovë. Peterle tha se zgjedhjet ishin të lira, demokratike, duke përmbushur standardet evropiane, por ai ka  kërkuar që të vazhdohet me reformën elektorale.

 Dobësitë e mëhershme të procesit zgjedhor në Kosovë duhet të marrin zgjidhje ndërsa reforma zgjedhore mbetet një hap tejet i rëndësishëm në rrugën e integrimit. 

 Kështu deklaroi në një konferencë për media shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Alojz Peterle, në prezantimin e Raportit Final mbi zgjedhjet vendore të 22 tetorit të 2017. 

 Peterle nënvizoi se zgjedhjet ishin të lira, demokratike, duke përmbushur standardet evropiane, por ai ka kërkuar që të vazhdohet me reformën elektorale. 

 Në raport u theksua se zgjedhjet e fundit ishin konkurruese në pjesën më të madhe të komunave në Kosovë, përveç atyre me shumicë serbe ku fushata u shëmtuan nga ndjenja e frikës. 

 Në raport ofrohen 22 rekomandime për përmirësimin e proceseve të ardhshme zgjedhore në Kosovë. 

Gjatë prezantimit, Peterle bëri të ditur se Bashkimi Europian do të mbështes Kosovën, në mënyrë që të çojë reformën zgjedhore përpara.

“Procesi zgjedhor do të përmirësojë kredibilitetin integritetit e Kosovës në BE. BE është e gatshme për të ofruar ndihmë dhe mbështetje financiare në zbatimin e rekomandimeve të misionit tonë dhe rekomandime të tjera që do ta qonin përpara procedurën e zgjedhjeve në Kosovë”.

Peterle theksoi gjithashtu se duhet të zbatohet deklarata e partive politike e cila garanton pjesëmarrjen e grave prej 40 përqind në procesin zgjedhor. 

Ai tha se duhet të bëhet pastrimi i listave nga personat e vdekur, të krijohet një sistem  unik i adresave për qendrat e votimit dhe për votimin me postë tha se duhet rishikuar mënyra e votimit dhe verifikohet procesi pasi sipas tij, në zgjedhjet e fundit janë vërejtur mashtrime. 

Në fund Peterle përmendi edhe ardhjen e Presidentit slloven në Kosovë, Borut Pahor. 

 Ai tha se nuk ndjehet xheloz që vëmendje po i kushtohet më shumë ardhjes së tij sesa çështjes që po diskutohej nga misioni i BE.

/Ora News.tv/