Raporti i DASH, Cakaj: Luftë kundër krimit! Reagon Salianji

Raporti i DASH, Cakaj: Luftë kundër krimit! Reagon Salianji

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për drogën dhe krimin e organizuar në Shqipëri vijon të shkaktojë debate mes mazhorancës dhe opozitës.

Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, në një konferencë për mediat tha se  raporti tregon luftën e shtetit ndaj krimit, teksa thekson se krahasuar me raportin e vitit të shkuar, janë të dukshme përmirësimet.

Cakaj: Angazhimi i institucioneve të Shqipërisë në situatën aktuale nuk është një zgjatim i tranzicionit disa dekadash, por përpjekje përmbajtjesore për reformim thelbësor për të tejkaluar trashëgiminë e vështirë të këtij tranzicioni.

Cakaj nuk pranoi të përgjigjet mbi deklaratën e kryeministrit grek Alexis Tsipras, i cili  shpreh se mosrespektimi I të drejtave të minoritetit në Shqipëri, kushtëzon mbështetjen për  integrimin në BE

Cakaj: Unë jam këtu të diskutoj raportin për të cilin jemi mbledhur.

Në përgjigje të Cakajt, ish deputeti I Partisë Demokratike Ervin Salianji shprehet se raporti I SHBA tregon qartë për lidhjet e qeverisë me krimin.

Salianji: Bashkëpunimi dhe mbrojtja nga qeveria, i ka dhënë mundësi krimit të organizuar dhe grupeve të strukturuara kriminale që të forcohen, duke kthyer Shqipërinë na bazë operacionale për organizatat e krimit të organizuar që veprojnë në Shtetet e Bashkuara, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën Latine.

Në raportin e DASH, ndër të tjera përshëndetet reforma në drejtësi, por theksohet se korrupsioni ka sjellë një mjedis për rritje të kriminalitetit.

EMISIONET