Raporti i Bankës Botërore: Shqiptarët po ikin!

Raporti i Bankës Botërore: Shqiptarët po ikin!

Çdo 5 vjet do të largohen 40 mijë persona nga Shqipëria. Ky parashikim i Bankës Botërore bën me dije se në vitin 2050 nga vendi do të emigrojnë 280 mijë persona. Sociologët e lidhin këtë fenomen me pasigurinë e qytetarëve  për të jetuar në vend. 

Shqiptarët që duan të ikin janë më të shumtë se ata që duan të rikthehen në vend. Ky konstatim vjen nga parashikimi më i fundit i Bankës botërore, i cili nxjerr në pah se në çdo 5 vjet të ikin nga vendi rreth 40 mijë persona, duke e çuar numrin total të të larguarve  në 280 mijë persona në vitin 2050. Sociologët e lidhin këtë fenomen me pasigurinë e qytetarëve  për të jetuar në vend.

Muça: Të gjitha këto ndodhi ngjarje politike që ndodhin në vend, pothuajse shumicës së të rinjve i japin pasiguri. Pasiguri punësimi, pasiguri për të ardhmen, gjëra që janë të nevojshme për një të ri që sapo ka filluar të jetojë. Këto faktorë janë për të gjitha moshat. 

Ariana Muça thotë se roli i shtetit duhet të jetë më aktiv në mbrojtjen e të drejtave të punëmarrësve.

Muça: Një vëmendje e qeverisë kundrejt pagave që aplikohen sot tek ata që marrin njerëz në punë, që do të thotë punëdhënësit çfarë pagash aplikojnë. Në fakt qeveria ka një tavan ka dhe një dysheme të pagave, por që nuk respektohen. Ne kemi të rinj që punojnë dhe marrin një pagë që është qesharake.  

Vetëm një javë më parë OKB dha projeksionin alarmant për tkurrjen e popullsisë së Shqipërisë në 1 milionë banorë në fund të shekullit.

EMISIONET