Në Partinë Demokratike, qëndrojnë të depozituar raportet e 53 degëve, që përmbledhin një analizë të hollësishme të shkaqeve që quan në humbjen e thellë të zgjedhje të 25 qershorit. Krahas raportit të analizës, ka dhe një raport konfidencial për çdo degë të hartuar nga të deleguarit e kryetarit Luzlim Basha, në cdo qark. 

Burimet shprehen te rezervuara për raportin e analizës, pasi cilësohet një dokument me të dhënë sensistive për përdorim të brendshëm, por Ora News mësoi se mes shumë problemeve me kryesore mbeten, blerja e votës dhe përdorimi i administratës, por dhe problemi i organizimit dhe funksionimit të strukturave. Burime të rezervuara, i thanë Ora News, se analiza konstaton se pothuajse në 90 për qind të degëve në zonat rurale, rezultati i dobët është ndikuar nga blerja e votës me para të pista apo përdorimi i administratës si për shembull presioni ndërprerjen e ndihmës ekonomike dhe mënyra të tjera. 

Por më afër zonave urbane rezultati i dobët i Partisë Demokratike, është ndikuar nga faktorë të tjerë përfshirë ato të brendshmit. Lista e kandidatëve të 25 qershorit që mban firmën ekskluzive të Lulzim Bashës, rezulton të ketë sjell një problem të madh, duke shkaktuar jo vetëm pakënaqësi tek votuesit por dhe thellimin e problemeve në organizmin dhe funksionimin e strukturave. 

Me një rol jo të vogël në rezultat, analiza nxjerr dhe në marrëveshjen e 18 majit mes Bashës dhe Ramës, që solli mbylljen e çadrës së protestës dhe futjen e partisë demokratike në zgjedhje.

/Ora News.tv/