"Rana e dermanit", ja pse këtë vit zgjedhja juaj duhet të jetë Velipoja

Të gjithë ata që vuajnë nga reumatizma kanë një arsye më shumë për të zgjedhur plazhin e Velipojës për të kaluar pushimet e verës.

Rëra e saj e pasur me jod njihet për fuqitë kurative, vetë shkodranët e konsiderojnë "rëra e dermanit".

Por edhe ata që gëzojnë shëndet të plotë në këtë bregdet kanë gjithçka për të kaluar pushime aktive.

Drejtori i Turizmit në Bashkinë e Shkodrës, Gentian Mema, në 'Tonight Ilva Tare' bëri një prezantim të "guidës" që ofron plazhi i kryeqendrës së veriut.

Mema: Velipoja ka një vijë bregdetare të rrallë në gjithë bregdetin e Adriatikut. Nëse shkojmë më në veri nuk e gjen më plazhin e Velipojës. Mund të krahasohet me Shëngjinin, Golemin apo Durrësin por prapë rëra e Velipojës është krej e veçantë. 

Ka vlera kurative, është speciale. Ne shkodranët e quajmë "rana e dermanit", rëra e kurimit. Është e jashtëzakonisht e pastër, e pasur me jod. 

Nëse shkoni në drejtim të derdhjes së Bunës do të shihni të gjithë njollat e jodit pasi është zona më pak e shfrytëzuar sa i përket plazhit.Në 2016, uji i zonës së Velipojë është çertifikuar si ujë me cilësi të shkëlqyeshme nga Organizata Europiane e Mjedisit. 

Po kështu Velipoja të ofron një rezervuar që mund të shëtitet me biçikletë ose në këmbë. Ka shumë zogj. Shëtitja është e jashtëzakonshme sepse nëpër pyll del në Bunë dhe derdhje të Bunës, ka lagunën e Vilunit shumë e përshtatshme për peshkim. 

Sugjeroj peshkimin sportiv.Është dhe Rana e Hedhun, ku një pjesë shumë e mirë i përket territorit të Velipojës.Është një territor që ka çfarë të ofrojë për pushime aktive. 

Pa përmendur afërsinë me qytetin e Shkodrës, 35 minuta është larg, që është një destinacion i turizmit kulturor. Shkodra ka pesë Muze, që besoj pak qytete në Shqipëri i kanë.Janë të hapura gjatë gjithë kohës. Secili Muze ka personelin e vet.

EMISIONET