Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është pajisur edhe me vizën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi për gazetën Zeri. 

Gashi tha po ashtu se i pari i ekzekutivit sot ka marrë vizën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku edhe pritet që të udhëtojë së shpejti për të qenë pjesë e Lutjeve të Mëngjesit në Washington.

“Kabineti e konfirmon pjesëmarrjen e kryeministrit Ramush Haradinaj në Lutjet e Mëngjesit më 8 shkurt në Washington”, tha  Gashi.

Kryeministri kosovar gjatë qëndrimit në SHBA do të ketë takime me kongresistë dhe senatorë, të cilat, sipas Gashit, tashmë janë konfirmuar.

/Ora News.tv/