Ramos vlerëson Ronaldon: Është historia e Realit!

Ramos vlerëson Ronaldon: Është historia e Realit!

Gjatë merkatos së verës, Reali i Madridit humbi shërbimet e yllit të 9 viteve të fundit, Cristiano Ronaldo. Megjithatë skuadra "Los Blancos" ka nisur të funksionojë dhe pa portugezin në fushë, duke marrë 3 fitore dhe 1 barazim në La Liga.

Tashmë Madrilenët do të provojnë veten në kompeticionin më të madh për klube, Uefa Champions League. Një habitat natyror për ta, që e kanë fituar në 3 vitet e fundit dhe për Sergio Ramos edhe ky sezon nis me këto synime.

"Ne ndjehemi krenar për tre titujt e Ligës së Kampionëve të fituara gjatë viteve të fundit, por ato nuk u fituan rastësisht",-
tha mbrojtësi në konferencën e shtypit përpara ndeshjet me Romën të mërkurën.

"Ne duhet të ruajmë ambicien dhe dëshirën për të fituar. Ai tha se ishte një tejkalim i të gjitha sfidave me të cilat ballafaqohej, por ai nuk mund të jetojë më gjatë me atë që bëri.

"Tani duhet ta mbushim zbrazëtin që ka lënë Ronaldo dhe ne do të vazhdojmë të garojmë në të njëjtin nivel. Ne i urojmë atij të gjitha të mirat, për aq kohë sa ai nuk kalon rrugët me ne. Tani kemi një mënyrë të re për të lënduar kundërshtarët tanë. Jeta vazhdon.

Golat e Ronaldos e ndihmua skuadrën e drejtuar asokohe nga Zinedine Zidane të fitonte 3 tituj të Champions League radhazi, përpara se të firmoste me Juventusin në verën e këtij viti për shifrën rekord të 100 milion eurove.

EMISIONET