Ramazani, Presidenti Meta uron besimtarët myslimanë

Ramazani, Presidenti Meta uron besimtarët myslimanë

Kreu i shtetit shqiptar Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e nisjes së muajit të Ramazanit.

Presidenti uron për të gjithë agjëruesit një muaj të lehtë, duke e konsideruar këtë si një muaj të sakrificës dhe reflektimit.

Urimi i Presidentit Meta

Të dashur besimtarë myslimanë,

Gëzuar Muajin e Bekuar të Ramazanit, muajin e sakrificës dhe të reflektimit! Ky Muaj i madhërishëm, që lartëson shpirtin e kthjellon mendjen, uroj të sjellë më shumë dashuri për njëri-tjetrin, paqe sociale dhe besim. Solidaritet për ata që kanë nevojë për përkujdesje, për të qenë bashkë në ditë të mira e në ditë të vështira, në dhimbje dhe në gëzime. Agjërim të lehtë dhe të shëndetshëm, mbarësi dhe begati në familjet tuaja! Zoti ju ndihmoftë për ta përmbushur më së miri atë!

Zoti ju bekoftë ju, familjet tuaja, Shqipërinë dhe mbarë kombin shqiptar!

EMISIONET