Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me presidentin francez, Emannuel Macron, gjatë Samitit të 17-të të Frankofonisë që po mbahet në Erevan të Armenisë.

Videon nga takimi e ka publikuar në Instagram vetë Rama, ku shkruan: "Me Presidentin Macron për bashkëpunimin dypalësh dhe vizitën e tij të pritshme në Tiranë".

Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë është themeluar në vitin 1970, ndërsa ajo përbëhet prej 84 shteteve dhe qeverive (nga të cilat 58 shtete anëtare dhe 26 me status vëzhguesi), të cilat bashkë paraqesin një të tretën e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara me një popullsi prej 900 milionë njerëzish, duke përfshirë 274 milionë frëngjishtfolës.

/Ora News.tv/