Kryeministri Rama dhe presidenti Ilir Meta më në fund u takuan për çështjen e negociatave të Shqipërisë me Greqine. Në bisedën 60 minutëshe në presidence mësohet se Rama dhe Meta kane diskutuar mbi përparimin e negociatave që kanë mbetur pezull në pritje të autorizimit të Presidentit ndaj ministrit Bushati.

Burime të besuara për Ora News konfirmojnë se në tavolinën e kreut të shtetit kanë mbërritur edhe përgjigjet për informacionet shtesë të kërkuara në letren e dyte të Presidentit Meta.

A do të mjaftojnë këto informacione për të lëshuar autorizimin? Burime të tjera bëjnë më dije se përgjigjet po shqyrtohen nëse janë shterruese ose jo, në varësi të të cilave do të lëshohet edhe autorizimi, që gjithashtu sipas disa burimeve duket së është afër.  



/Ora News.tv/