Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar drejtorin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit Artur Mickaj.

Mësohet se në vend të tij është emëruar Elira Caushin.

Por i kontaktuar nga Ora News Mickaj ka deklaruar se ka dhënë dorëheqjen para një jave. 

Gjithashtu kryeministri Rama i ka vendosur ultimatum drejtorëve rajonalë që të ndermjetësojnë me bizneset, për të punësuar sa me shume njerëz. 

/Ora News.tv/