Rama replikon me komentuesit për masakrën me 8 të vrarë: Mos jeton në hënë!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për ngjarjen e rëndë me 8 viktima në fshatin Resulaj në Selenicë të Vlorë.

Rama i është përgjigjur komentit të një prej ndjekësve të tij në rrjetin social Facebook.

"Pasqyrë e bukur me 8 të vrarë? Policia duhet të punojë më shumë, me të vërtetë armët i kemi nga xhaxhi Sali por ju duhet të bëni diçka më shumë" shkruan  një komentues dhe përgjigja e kryeministrit është “Me fal ti jeton ne kete bote apo jeton ne hene, sepse ne kete bote, ndodhira te tilla ekstreme ndodhin edhe ne vendet me te zhvilluara demokratike, e nuk kane asnje lidhje me qeverine!”



Do të dalë sot para gjykatës autori i masakrës së 10 gushtit në fshatin Resulaj të Vlorës dhe avokati i tij është caktuar Gentjan Leka.

Seanca për masën e sigurisë ndaj Ridvan Zykajt do nisë në orë 11:00 në gjykatë e Vlorës. Mbi 24 vjeçarin rëndon akuza ''Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave'', parashikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal. Materialet hetimore i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë

Dinamika e krimit

Pasditen e 10 gushtit 2018 Ridvan Zykaj ka shkuar me automatik fillimisht në banesën e Demir Zykës, vëllait të gjyshit të tij.

Aty ka vrarë Demir Zykaj 75 vjeç dhe gruan e tij, Perie Zykaj 72 vjeç. Më pas ka shkuar në banesën e Besimit (djali i Demirit) . Aty ka vrarë Besimin dhe bashkëshorten e tij, Vasilika dhe dy fëmijët, Sarën, 16 vjeçe dhe Ledionin 8 vjeç.

Kur kanë dëgjuar britma e të shtëna Azemi (vëllai tjetër i Besimit dhe djali i Demirit) dhe Afërdita, (e shoqja e Azemit) kanë shkuar në banesën e Besimit për të parë se çfarë kishte ndodhur.

Aty janë ekzekutuar dhe ata të dy. Tre viktima janë gjetur të vrarë në oborr, ndërsa të tjerët janë gjetur brenda në banesa.

EMISIONET