Rama publikon në Twitter sfidat e këtij viti

Në këtë fillim-viti, Kryeministri Edi Rama mblodhi anëtarët e kabinetit qeveritar në Elbasan për të diskutuar mbi objektivat e qeverisë për vitin 2019. Lajmi u publikua nga vetë kryeminsitri në tëitterin e tij ku shkruhet:

Ditë diskutimi për sfidat e 2019 sektor për sektor. Në fokus rritja e punësimit dhe sipërmarrjes vendase; përmirësimi i mëtejshëm i infrastrukturës së shërbimeve publike;masat e reja Antikorrupsion dhe rekrutimi në administratë i të rinjve me 9-10

Në këtë takim ishin pjesëmarrës ministrat e rinj të emëruar edhe pse ende të pavotuar në parlament dhe ministrat tashmë të shkarkuar, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci dhe kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla.

Që nga asambleja e Partisë Socialiste, kryeministri u bëri thirrje anëtarëve të partisë se nuk do të merren më me emërime dhe se ato do të vijnë nga studentët që mbarojnë me mesatare 9 deri në 10, dhe për këtë, të gjithë dikasteret ministrore duhet të identifikojnë vendet e lira të punës për t’i hapur dyert studentëve ekselentë.

Detyrë të rëndësishme për këtë vit do të ketë edhe zëvendëskryeministri Erion Braçei ngarkuar me detyrën e përmirësimit të infrastrukturës së shërbimeve publike dhe luftën kundër korrupsionit në administratë. Po ashtu edhe Eduard Shalsit do t’i ngarkohet detyra për të rritur sipërmarrjen vendase dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Mbledhja e qeverisë u prit nga protesta dhe brohoritje për largimin e kryeminsitrit nga simpatizantë të Partisë Demokratike të cilët mbanin flakadanë në duar. Pjesëmarrës në këtë protestë ishte edhe deputeti demokrat Luciano Boçi.


EMISIONET