Kryeministri Edi Rama ndodhej në Fier ku ka vizituar qendrën e qytetit. Ai ka parë nga afër punimet që po kyrhen në këtë hapësirë, e cila u çlirua nga objektet e ndërtuara ndër vite.

Por kreu i ekzekutivit është përballur me një qytetar i cili preket nga projekti.

Qytetari ne video i bërtet Ramës nga distanca : “Po na shkaterron “. Ndërsa Kryeministri Edi Rama e ka ftuar te bisedoj nga afer.

Kreu i qeverisë shqiptare shoqerohej nga Kryetari i Bashkisë së Fierit Armando Subashi.

/Ora News.tv/