Rama paralajmëron bizneset: Mos mashtroni me pagat e punëtorëve, do ju godasim fort

Rama paralajmëron bizneset: Mos mashtroni me pagat e punëtorëve,

Kryeministri Edi Rama paralajmëron masa të rënda ndëshkuese për kompanitë e biznesit që veprojnë me dy bilance. Në Komunikimin Javor në Facebook, kreu i qeverisë tha se janë identifikuar 42 mijë të punësuar që deklarohen nga kompanitë me pagë minimale duke konsideruar këtë fakt si të patolerueshëm.

Duke iu referuar aksionit kundër informalitetit, Rama tha se masat konkrete fillojnë  në janar 2018 ndërsa shtoi se të gjitha bizneset do të futen në një process vetërregullimi.

Rama theksoi se përfshirja e biznesit të vogël me xhiro mbi 2 mln lekë në skemën e tvsh-së është një masë e ndëmrarrë me qëllim shmangien e abuzimit  nga bizneset e mëdha të cilat janë në fokus të aksionit.

Rama: Janë identifikuar së fundimi 40% e të punësuarve në biznese të mëdha  ose 42 mijë të punësuar të regjistruar të deklaruar me pagë minimale deri në 30 mijë lekë. Ndërkohë vetëm 7% e tyre ose rreth 8 mijë të punësuar deklarohen me pagën mbi 130 mijë lekë.

Deri në të punësuar si ekonomistë, inxhinierë, jurist llogaritarë etj që paguhen në fakt jo aq deklarohen nga bizneset si të punësuar me një pagë nën 30 mijë lekë në muaj. Kjo është jo vetëm e pajustifikueshme në çdo pikëpamje, por edhe të dënueshme ligjerisht që në këtë mënyrë shkelin haptaz të drejtat e punonjësve, cënojnë rëndë të ardhmen e tyre  duke u ngrënë padrejtësisht pensionin, shmangin detyrime ligjore ndaj shoqërisë dhe arkës së shtetit duke u bërë bisht pagesës për tatimin mbi fitimin për pensionin e për shëndetin e punonjësve. Qeveria nuk do ta tolerojë këtë situatë, ku megjithë formalizimin e konsiderueshëm që është arritur në 4 vitet e fundit gropa e detyrimeve mbetet ende e një madhësie të papranueshme për një vend që sybnojmë ta bëjmë shtet në kuptimin e plotë të fjalës.

Në Shqipëri puna duhet të paguhet denjësisht dhe sipas të gjitha përcaktimeve ligjore, nga të gjithë papërjashtim në 4 vitet e fundit Shqipëria mundi të ngjitet disa shkallë në rangun e rajonit ku deri 4 vite më parë ishte e fundit në radhë për rrogat e ulëta, të mesme dhe të larta.

Edhe rrogat në sektorin privat janë rritur defakto krahasuar me 4 vite më parë, por është e qartë që jo vetëm nuk mjafton por edhe ajo që realisht paguhet nuk reflektohet në një masë të madhe të papranueshme në librat e llogarive të kompanive për pasojë edhe në arkën e shtetit.

Në janar tradita cerek shekullore e biznesit t ëmadh që punon me dy bilance do të marrë një goditje të fortë, sepse qeveria do të njohë vetëm bilancet e njohura prej kompnive në banka dhe bilancet e tatimeve duhet të jenë të përputhura me ato të bankave për cdo kompani.

Por qysh në ditët në vijim ne do të përsërisim apelin që të gjitha bizneset e mëdha që për çerek shekulli janë mësuar tia hedhin shtetit në deklarimin e të ardhurvae të pagave të punonjësve të futen menjëherë në një process të shpejt dhe vetërregullimi dhe ndërkohë forca e ligjit do të ushtrohet më fortë se asnjëherë më parë mbi çdo biznes që do të gjendet në kushtet e mashtrimit me pagesat e me detyrimet për punonjësit e vet. Kështu nuk mund të vazhdohet më dhe ne jemi të vendosur që kështu të mos vazhdohet më.

EMISIONET