Rama paralajmëron BE-në për negociatat: “Mungesa e qartësisë” do të kishte pasoja në Ballkan

Rama paralajmëron BE-në për negociatat: “Mungesa e

Shqipëria e meriton pamëdyshje hapjen e negociatave të anëtarësimit në qershor, i tha gjatë një interviste kryeministri Edi Rama, agjencisë AFP. Ai paralajmëroi se Bashkimi Europian do të tregonte "verbëri monumentale nga këndvështrimi strategjik," nëse i hapte negociatat vetëm për Maqedoninë e Veriut.

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi Bashkimin Europian se tej zgjatja e procesit të integrimit europian po i dëmton vendet e Ballkanit.

Duke folur për agjencinë franceze të lajmeve AFP, Rama tha se në dy vitet e fundit procesi i integrimit është përkeqësuar dhe ai e lidhi këtë pamëdyshje me paqartësitë në Bashkimin Europian.

Kreu i qeverisë paralajmëroi se “mungesa e qartësisë” do të kishte pasoja në Ballkanin e brishtë.

Në lidhje me hapjen e negociatave të anëtarësimit në qershor, kreu i qeverisë tha se padyshim Shqipëria e meriton një gjë të tillë, dhe paralajmëroi se Bashkimi Europian do të tregonte "verbëri monumentale nga këndvështrimi strategjik," nëse i hapte negociatat vetëm për Maqedoninë e Veriut.

Në Shqipëri, refreni kryesor nga Brukseli ka qenë nevoja për të luftuar përhapjen e korrupsionit dhe të krimit të organizuar dhe sipas AFP-së, Rama thotë se çështja e krimit është "e fryrë"

"Krimi, krimi, krimi. Sigurisht që kemi një problem krimi, por jo më shumë se vendet e tjera që janë madje anëtarë të Bashkimit Europian," tha ai dhe shtoi se dëshira për një të ardhme brenda bllokut nuk është zvogëluar në Shqipëri.

 "Ne e dashurojmë ende Europën. Ky është problemi, prandaj nuk na pëlqejnë vonesat, mllefi".

EMISIONET