Rama paralajmëron: Ka edhe alternativa të tjera përveç integrimit në BE

Rama paralajmëron: Ka edhe alternativa të tjera përveç

Kryeministri Edi Rama thotë se përveç integrimit në Bashkimin Evropian ka edhe alternativa të tjera. Kreu i qeverisë shqiptare përmend në samitin për Ballkanin në Bruksel, Rusinë dhe Kinën.

Rama: "Nuk kam asnjë informacion që ndonjë prej vende të rajonit se po i bie derës për ti thënë çdokujt prej jush se duam të bëhemi anëtarë tani. Për çfarë po flasim? Flasim për negociata. Dhe natyrisht nuk po flas për negociata, për vendet që kanë negociata 60 vjet, nuk po flas për këtë negociatë. 

Po flas për diçka që politikanët tuaj t’i thonë opinionit publik, që për këto vende për të cilat ne kemi qënë kaq dyshues, asnjëri prej tyre nuk i ka rënë derës së familjes sonë për të hyrë, kjo është aryesja pse ne po negociojmë. Megjithatë nuk mund të bëhet që të na thoni po, duam të flasim me ju por nuk e bëjmë dot për momentin sepse na duhet të merremi me gjëra të tjera. 

Nuk jam shumë dakord apo tërësisht me miken tonë këtu që përmendi Turqinë, Rusinë, Kinën si vende që s’kanë ç’të ofrojnë. Po, po, kanë shumë të ofrojnë. Rusia për shembull ka një rrugë shumë të lehtë për të ofruar: Harroni shtetin e së drejtës, harroni institucionet, mbaje pushtetin për gjithë jetën dhe nuk është pa interes.

Dhe kanë para që të mund t’i derdhin dhe nuk është se ka ndodhur në ndonjë pyll në Siberi, ka ndodhur në mes të Europës që qeveria, që Kryeministri gjatë zgjedhjeve u kërcënuan me vdekje dhe Kryeministri gati u vra dhe kjo ndodhi në Malin e Zi, një vend që negocion në BE. Pra, rreziku është real, është rrezik i pranishëm, siç do thonin kolegët tanë amerikanë.

Por që Kina mendon në afat të gjatë, për 20 vite të tjera, ndërkohë që këtu mendojmë për 4 vjet, megjithatë nuk mund të themi që nuk kanë asgjë për të ofruar, dhe ju harruat edhe një forcë tjetër që është islami radikal. Në rajonin tonë ne jemi shumë etnikë, shumë fetarë, shumëçka dhe tashmë me gjithë këtë shumëllojshmëri ne duam BE. 

Në qoftë se BE nuk do të vrapojë, jo të presë, por të vrapojë të na kapë, atëherë më besoni do të kenë një larmi problemesh të tjera që do të nisin dhe do të jetë shumë herë më e kushtueshme që të martoheni me ne”


EMISIONET