Rama: Pa PS në pushtet shqipja nuk do të ishte sot gjuhë zyrtare në Maqedoni

Rama: Pa PS në pushtet shqipja nuk do të ishte sot gjuhë zyrtare

Gjatë fjalës së tij para Forumit Rinor Eurosocialist, kryeministri Edi Rama tha se PS ka meritën e madhe për miratimin e ligjit të gjuhëve në Maqedoni.

"Pa këtë parti në udhëheqjen e vendit nuk do të kishte sot gjuhë shqipe të zyrtarizuar me ligj në Maqedoni", tha ndër të tjera kryeministri Rama.

Rama: Nëse përpara pak ditësh, në parlamentin e Maqedonisë kaloi një ligj që as nuk mund të imagjinohej deri vetëm pak kohë më parë, unë po ju them sot me krenari që duhet të jeni të gjithë krenar, duhet të jenë krenarë të gjithë ata që e kanë votuar, e kanë mbështetur dhe e kanë besuar këtë parti sepse pa këtë parti në udhëheqjen e vendit nuk do të kishte sot gjuhë shqipe të zyrtarizuar me ligj në Maqedoni.

Ju e keni dëgjuar të gjithë, e kanë dëgjuar të gjithë shqiptarët për të famshmen Marrëveshje te Ohrit. Marrëveshjen e Ohrit e kishte në maj të gjuhës çdo qeveri e Shqipërisë më parë, e recitonte sa herë kishte mikrofon, por është dashur pikërisht qasja e re, politika e re në marrëdhëniet me fqinjët dhe krijimi i bindjes reale se ne nuk e duam me llafe, ne e duam me fakte një Maqedoni të fortë, stabël, demokratike, të zhvilluar, në mirëqenie dhe në harmoni mes dy popujve që e formojnë atë, për të ardhur tek kjo ditë.

EMISIONET