Mes  përplasjeve dhe tensioneve, kryeministri Edi Rama arriti të mbajë tubimin e tij elektoral në qendër të Shkodrës. Rama tha se dalja e përgjimeve në "Bild" nuk është rastësi.  Sipas tij, pas tyre qëndron PD e cila i ruajti për ditën e saj më të zezë.

Rama: Nuk është e rastësisht që u pëbënë përgjime në 2016 për krime elektorale por nuk u hetuan. U mbyllën në valixhe dhe i shkuan partisë. Partia e mbajti valixhen për ditë të zezë, dita e zezë për ta është kur Shqipëria është në prag të hapjes së negociatave. Dolën në qendër të BE ku merret vendimi kryesor për hapjen e negociatave. Nuk është rastësi që këto përgjime dalin në Gjermani para protestës.Nuk është rastësi që organizohen prej muajsh protesta me turistë.

Kryeministri dha versionin e tij se pse opozita i druhet hapjes së negociatave.

Rama: Pse këta i kanë problem negociatat. Janë dy kapituj negociatash që janë kapitujt e drejtësisë. Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta dhe fallxhorja, mjafton të kujtohesh dhe e kupton që janë në hall. Për këtë hall janë gati të nxjerrin Shqipërinë rrugëve dhe po e bëjnë.

Rama u shpreh se një popull i tërë nuk mund t’i hapë rrugë një tufe që kërkon shtyrjen e zgjedhjeve, sepse sipas tij edhe pas këtij procesi historia nuk mbaron dhe kjo do shpërblente vetëm një pakicë që i imponohet shumicës.

Rama: Unë e di shumë mirë as unë e as qeveria ikën se ata hidhen përpjetë. Parlamenti është aty. Ikën, e festuan sikur cliruan Shqipërinë. Tani janë kujtuar po janë vonë. Bashkite 75% të pushtetit i drejtojmë. Për cfarë duhet bërë kjo? Pse mos i biem shkurt? Nëse i biem shkurt kjo na nxjerr shumë gjatë. Nëse e shtyjmë nuk mbaron më historia, sepse ajo që ndodh me shtyrjen është shpërblimi i një pakice që do të imponohet me shumicën.  

Për këtë arsye ne këmbëngulim se zgjedhjet me 30 qershor nuk mund të shtyhen dhe të vihen në diskutim. Ajo që ndodh me shtyrjen është shpërblimi i një pakice që do të imponohet me zor ndaj një shumice, mësimi më i keq.Nëse ky mësim ndodh kështu atëherë nesër çohet tjetri. Politikanët shqiptarë hilen e mësojnë para rregullave. Një populll i tërë nuk mund ti hapë rrugë një tufe.

Kryeministri tha se opozita nuk kërkon shtyrjen e zgjedhjeve, por i do peng për bllokimin e negociatave.

Rama: Ata nuk i duan fare zgjedhjet, nuk është se thonë shtyjini. Zgjedhjet i duan peng për ta futur vendin në rrugë pa krye dhe në tetor kur BE të mblidhet për negociatat as mos të diskutohet fare. Këta janë Haxhi Qamilët e Shqipërisë.Koha e politikanëve mbi ligjin  merr fund në 30 qershor.

Rama tha se drejtësia do të vazhdojë të kërkojë përgjegjësit edhe pas 30 qershorit.

Lexo edhe: Gaz lotsjellës dhe të lënduar në Shkodër, demokratët tentojnë të pengojnë takimin elektoral të Ramës

Ora 17:22 Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ta pajisur dhe me kaska mbrojtëse kanë rrethuar zonën ku do të mbahet tubimi elektoral i PS-së. Policia është pajisur edhe me mjete për shuarjen e zjarrit dhe bombola gazi lotsjellës.

Rama nuk i bindet Ademit, nis puna për ngritjen e skenës

Edhe pse kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi nuk i dha leje PS-së për zhvillimin e një takimi elektoral sot në Shkodër me argumentin se këtë të enjte nuk ka asnjë shesh të lirë për shkak të aktiviteteve të organizuara në sezonin turistik, Rama mbetet i vendosur të zhvillojë mitingun.

Qendra e qytetit është rrethuar dhe ka nisur puna për ngritjen e skenës ku do të mbahet takimi i Ramës.

Forca të shumta policie ndodhen në zonë. Sakaq Voltana Ademi së bashku me nënkryetarin e bashkisë kanë parakaluar në zonë për të parë nga afër situatën.

Por edhe Partia Demokratike ka paralajmëruar protesta.  Opozita u bëri thirrje të mërkurën qytetarëve shkodranë që ti bashkohen marshimit që do mbahet sot në orën 18:30. 


/Ora News.tv/