Rama i ridërgon Metës kërkesën për dekretim të Sandër Lleshajt

Rama i ridërgon Metës kërkesën për dekretim të

Ashtu siç e paralajmëroi një ditë më parë, kryeministri Edi Rama i ka ridërguar Presidentit Meta kërkesën për dekretimin e Sandër Lleshajt në krye të ministrisë së Brendshme.

Edi Rama: Sapo kam rifirmosur për ridërgim kërkesën për dekretimin e Sandër Lleshit Ministër i Brendshëm, drejtuar Presidentit të Republikës. Bashkëngjitur do t'i dërgohet Presidentit edhe një relacion i detajuar shpjegues, në funksion të dekretimit të Ministrit të Brendshëm.

Rama u shpreh se besonte se  pas 7 ditësh Presidenti Meta do të bindet për dekretimin e Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm. 

"Nëse nuk ka asnjë axhendë personale, nuk ka asnjë motiv që ta refuzojë dekretin. Letra e Presidentit nuk ka pasur asnjë referencë Kushtetuese, por vetëm ka deklaruar se nuk kam bindjen për Sandër Lleshin", tha Rama një ditë më parë.

Rama paralajmëroi se refuzimin e Metës për Sandër Lleshajn do ta depozitojë të hënën në Gjykatë Kushtetuese dhe përgjigjia do të jepet kur të krijohet ky institucion në mënyrë që mos krijohet precedent.

Edi Rama: Refuzimin e dekretimit të Sandër Lleshit do ta depozitojmë të hënën në Kushtetuese. Kur të krijohet Kushtetuesja në pranverë do marrë vendimin e saj për të sqaruar Presidentët e ardhshëm.

Rama shtoi se deri të shtunën, kur bëri këtë ekstravagancë Kushtetuese, Meta ka qenë një President korrekt.

"Nuk e kemi votuar që të jetë një kukull e PS" tha kryeministri në emisionin Real Story të Sokol Ballës.

Duke folur rreth takimit me Metën, Rama tha se nuk ka pasur asnjë diskutim tjetër veç çështjes së mosdekretimit të Lleshit.

"Në 90 minuta bisedë, Presidenti nuk ka hapur asnjë bisedë tjetër me mua" tha Rama.

EMISIONET