Vendi "zien" nga protestat, Rama në Stamboll takon Erdogan

Ndërkohë kur vendi është mbërthyer nga protesta të shumta, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka zgjedhur të zhvillojë një vizitë në Turqi. 

Shefi i qeverisë u prit nga Presidenti Rexhep Tajip Erdogan,  në Pallatin Beylerbeyi në Stamboll.

Nuk ka një njoftim të vizitës së Ramës në Turqi, ndërsa kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e Presidentit turk, ku janë publikuar pamjet e takimit.

Prej tre ditësh studentët protestojnë masivisht duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre, ndërsa prej më shumë se një muaj banorët që preken nga Unaza e Re kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre. 

EMISIONET