Në vitin 2017 Shqipëria doli nga harta e kultivimit të kanabisit ndërsa largimi i policëve të korruptuar nga radhët e Policisë së Shtetit do të jetë baza e mandatit të dytë të qeverisjes. Kjo është deklaruar nga  kryeministri Edi Rama në Lezhë  gjatë ceremonisë 105 vjetorit të themelimit të Policisë së Shtetit.  

Në ceremoni kryeministri është paraqitur me një veshje ndryshe, duke preferuar këtë herë çizme të një modeli ushtarak. Rama  tha se  në katër vite qeveria reformoi policinë, ndërsa pranoi se në radhët e saj ka pasur edhe të korruptuar e të lidhur me krimin.

Rama: Në vitin 2017, Shqipëria doli nga harta e vendeve që kultivojnë dhe trafikojnë lëndë narkotike. Në vitin 2017, Shqipëria mbylli një plagë të vjetër, të thellë, e cila pati të gjitha ato infeksione që ne njohim. Sot, në 2018-ën, Shqipëria nuk ka as Lazarat, as lazaratër të shpërndarë në trupin e territorit të saj.

Vettingu sipas Ramës është jetik për polici sipas standardeve të BE-së.

Rama: Krimi nuk mund të luftohet me prokurorë dhe gjykatës të korruptuar, por nuk mund të luftohet as edhe me drejtorë, shefa komisariatesh, apo policë të korruptuar. Një proces i tillë do të bëjë të mundur largimin e të gjithë drejtuesve dhe efektivëve të përfshirë në veprimtari kriminale, apo me burime të pajustifikuara të pasurisë së akumuluar në këto vite.

Ndërsa Ministri i Brendshem Fatmir Xhafaj u ndal në  operacionin "Forca e Ligjit", duke theksuar se shtrirja e tij do jetë brenda dhe jashtë kufijve, duke vendosur autoritetin e policisë së shtetit në luften kundër krimit.

Xhafaj: Vetëm në dy muaj ka shënuar rezultatet e para premtuese, duke dëshmuar se Policia është e vendosur të godasë intensivisht grupet kriminale, tashmë të identifikuara.

Ky përvjetor e gjeti policinë e shtetit pa një drejtues, pas largimit  të drejtorit të përgjithshëm Haki Çako. Tashme priotët që kryministri  rama të emeroj drejtorin e ri  me propozim të ministrt të brendshëm Fatmir Xhafaj 

/Ora News.tv/