Nderimi i "Dëshmorëve të Kombit" bëri bashkë krerët e shtetit për të nderuar Dëshmorët e Atdheut. Ceremonisë përkujtimore iu bashkuan edhe ambasadorët e akredituar në Tiranë. 

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka u bënë bashkë për të bërë homazhe tek monumenti "Nëna Shqipëri".

Por kjo ditë nuk bëri bashkë politikën. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha së bashku me nënkryetarin e LSI-së, Luan Rama bënë homazhe një orë më vonë.

Si presidenti dhe kryeministri përshëndetën qytetarët që kishin ardhur për të nderuar kujtimin e dëshmorëve, ndërsa për mediat mesazh dha vetëm kreu i shtetit.

Ilir Meta:"Ishte kënaqësi të takoheshim edhe me përfaqësuesit e familjeve të dëshmorëve. Natyrisht ata janë kaq të shumtë, por të gjithë bashkë i bashkon përjetësia në nderim të asaj që kanë bërë për çlirimin e vendit, për 29 Nëntorin, që e vendosi Shqipërinë në anën e drejtë të historisë. Dhe jo vetëm riktheu 28 Nëntorin, që humbën më 7 prill, por njëkohësisht edhe ka bërë të mundur që Shqipëria sot të jetë edhe anëtare e NATO-s, por pse jo, edhe të ketë një perspektivë shumë të mirë edhe për çeljen e negociatave për anëtarsimin në Bashkimin Evropian, pasi ishin ata që përcaktuan gjithashtu rrugën evropiane të Shqipërisë, ashtu sikurse edhe Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.”

Në Varrezat e Dëshmorevë kryen homazhe edhe Ambasadorë të akredituar në Tiranë, ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu, Ambasadorja gjermane, Susanne Schütz, por dhe Ambasadori serb në vendin tonë. 

Perplasja 

Me largimin e Kryeministrit dhe Presidentit, në Varrezat e Dëshmorëve mbërritën nostalgjikët e Partisë së Punës dhe ish-diktatorit Enver Hoxha. Ky moment përkoi me mbërritjen dhe të përfaqësuesve të Partisë Demokratike, të cilët do zhvillonin homazhe në nder të 5 Majit. Situata u tensionua dhe solli revoltimin e ish-të përndjekurve politik, që përfundoi në përplasje fizike me komunistët, ku u përfshinë edhe të rinjtë e Forumit Rinor të PD.

Ne parlament ligji per te ndaluar portretin e Enver Hoxhes

Situata u qetësua me ndërhyrjen e policisë së shtetit, pak para mbërritjes së Lulzim Bashës në homazhe, i cili deklaroi se PD do t'i ndalojë me ligj simbolet e komunizmit.

 Basha: Partia Demokratike është e angazhuar të çojë në Parlament ligjin për ndalimin e simboleve të komunizmit, dekomunistizimin e Shqipërisë, nderimin e plotë për heronjtë që dhanë jetën për një Shqipëri të lirë dhe demokratike por nga ana tjetër për të bërë të qartë se kurrë më nuk do të pranojmë rikthimin e të shkuarës së përgjakshme dhe të dhimbshme për të cilën shqiptarët kanë paguar çmimin më të shtrenjtë në Europë

Kliko ketu per te pare FOTOGALERINE














vijon


/Ora News.tv/