Partia Socialiste do të zhvillojë asamblenë në datën 23 korrik në orën 18:00. 

PS ka shtyrë me një ditë asamblenë, e cila më parë ishte njoftuar për në datën 22 korrik. Mësohet se shkak për shtyrjen mund të jetë mospërputhja e agjendës së deputetëve socialistë.

Ndërkohë sot kryeministri Edi Rama ka thirrur  mbledhjen kryesisë së PS. Mbledhja e kryesisë është thirrur për të harmonizuar politikat shtetërore me të zgjedhurit vendore.

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama porosit që tranzicioni në ish-bashkitë e djathta të jetë i butë, i ngadaltë dhe transparent.

Natyrshëm, thuhet në mesazhin e kryeministrit, do të shkarkohen menjëhere stafet politike, por zëvendësimet do të behen me propozim të kryetarit të Bashkisë dhe miratim të Këshillit Drejtues të Rajonit dhe në dy nënkryetarë një duhet të jetë detyrimisht grua.

/Ora News.tv/