Rama kërkon bashkinë e Lezhës: Zgjidhni Pjerinin dhe u bëjmë kanalet

Rama kërkon bashkinë e Lezhës: Zgjidhni Pjerinin dhe u

Edhe pse ende nuk ka nisur zyrtarisht fushata elektorale, kryeministri Rama gjatë inspektimit të punimeve në rrugën e Torovicës ka kërkuar nga banorët që të mbështesin kandidatin socialist Pjerin Ndreu për Bashkinë e Lezhës.

Opozita jashtë parlamentit kërkon zgjedhje të parkohshme parlamentare dhe largimin e Edi Ramës nga qeveria, ndërsa ende nuk vendosur nësë do të marrë pjesë në garën për bashkitë.

Por ndryshe nga PD dhe LSI, kryeministri Rama vijon takimet elektorale për të bindur qytetarët për të votuar për PS në zgjedhjet lokale të 30 Qershorit. 

Përkrah kandidatit socialist Pjerin Ndreu për Bashkinë e Lezhës, Edi Rama kërkoi mbështetetjen e banorëve të Torovicës.

Rama: Zgjidhni Pjerinin kryetar bashkie se për kanalet ne fondet ua japim bashkive.Zgjidheni Pjerinin kryetar bashkie dhe bëjmë dhe kanalet.

Nuk kishin si të mungonin edhe ironitë mes kreut të qeverisë dhe zgjedhësve që kanë votuar për opozitën.

Rama: E di pse ta dhash ty (buqetën me lule)? Se është bardh e kuq, ti ke votuar për LSI.

Banori: Asnjëherë, për PD-në kam votuar, për LSI jo.

Rama: Ke votuar për PD-në ëëë?Po lule blu nuk ka.

Kryeministri Rama isnpektoi punimet në rrugën e Torovicës, i cili premtoi që deri në fund të vitit do të jetë gati. 

Ndërsa lajmëroi edhe nisjen e punimeve për rrugën Shëngjin Velipojë dhe Milot-Balldre

EMISIONET