Rama “harron” Lezhën, Frrokaj: Buxheti i pamjaftueshëm për investime

Rama “harron” Lezhën, Frrokaj: Buxheti i pamjaftueshëm

Kryebashkiaku i qytetit të Lezhës, Fran Frrokaj, ka akuzuar kabinetin qeveritar të kryeministrit Rama se ka përjashtuar nga financimet bashkinë e Lezhës. Gjatë prezantimit të buxhetit për njësitë vendore gjatë vitit 2018,  Frrokaj u shpreh se e ka patur të pamundur të kryejë investime. 

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, ka nisur diskutimin e buxhetit të vitit 2018 me grupet e interesit. 

Gjatë takimeve ai ka akuzuar kryeministrin Rama se ka diskriminuar Bashkinë duke mos i akorduar fondet e duhura.   

Për shkak të kësaj situate, sipas Frrokajt, fondet nuk janë të mjaftueshme për të realizuar të gjitha investimet e nevojshme.

Fran Frrokaj: Kam qenë kryetar komune dhe çdo vit kishim nga qeveria tjetër, që nuk po bëj politikë, mesatarisht 1 milion euro në vit. Sot,unë po bëj dy vjet në bashkinë e Lezhës dhe nuk i kam marrë për të gjithë bashkinë e madhe 2 milion euro.

Megjithatë Frrokaj pranon se ka një fryrje të administratës, por për të kjo jo me përzgjedhje politike të të punësuarve.

Fran Frrokaj: Situata e vitit të shkuar në një farë mënyrë ishte faji im personal.Behen ca punësime jo politike por për të shërbyer më tepër se ishte njësi e re.

Sipas Frrokaj, buxheti i Lezhës në këto vite thuajse është përgjysmuar duke sjellë një ngërç të madh. 

Megjithatë ai nënvizon se fokusi në vitin e ardhshëm do të jetë në kanalizimet kulluese.

 

EMISIONET