Kur edhe pak ditë na ndajnë nga nisja e sezonit veror, kryeministri Edi Rama ka nisur promovimin e turizmit në vend.

Këtë mëngjes, kreu i qeverisë e ka nisur ditën me një urim nga Saranda. Në një postim në Facebook, Rama thotë se është dyfishuar numri i vizitorëve dhe pesëfishuar numri i kroçerave.

"Mirëmëngjesi dhe me këto pamje nga porti i Sarandës ku gjatë muajve të parë të vitit është dyfishuar numri i vizitorëve dhe pesëfishuar numri i kroçerave me turistë, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama në FB.


/Ora News.tv/