Rama: E mirëseadhur ndihma e gjermanëve por nuk negociohet 30 qershori

Rama: E mirëseadhur ndihma e gjermanëve por nuk negociohet 30 qershori

Qeveria nuk do të negociojë me opozitën për një zgjidhje ekstraligjore për t’i përfshirë ata në zgjedhjet vendore të 30 Qershorit. Kryeministri Rama u tregua i hapur për dialog, por me kusht që të mos preken afatet Kushtetuese. Ndërsa paralajmëroi PD që të mos tentojë të prekë zgjedhjet vendore, pasi do të mbajnë përgjegjësi. Edi Rama u shpreh i kënaqur me listën e PS për zgjedhje vendore pavarësisht se në gjysmen prej bashkive socialistët nuk do të kenë kundërshtarë politik përballë.

Tirane- Maxhoranca është e vendosur të mos negociojë shtyrjen e datës së zgjehdjeve vendore me opozitën. Afati i regjistrimit të kandidatëve tashmë ka përfunduar, ndërsa kryeministri Rama në një bashkëbiseidm me gazetarët u shpreh i gatshëm për dialog me opozitën pa kushte

Edi Rama: "Sa i takon dialogut nuk kam nevojë as për gjermanë, as amerikanë, as holandezë apo francezë, për tu ulur dhe dialoguar. Personalisht. E kam thënë dhe e përsëris dialogu është i pazëvendësueshëm në një proces demokratik normal. E kam kërkuar edhe kur nuk kishte fishekzjarre. Sot pala tjetër kishte më shumë nevojë për dialog, edhe vendi ka shumë më shumë nevojë për dialog. Në leximin tim miqtë gjermanë kanë shprehur gadishmërinë për të ndihmuar. 

Është shumë e mirëseardhur por negociata nuk ka. Të jemi të qartë. Në kuptimin e një procesi negociatash që lidhen me 30 qershorit. Sepse nuk kemi asnjë mundësi të negociojmë Kushtetutën e Shqipërisë.  Në një marrëveshje të 2017 kam refuzuar shtyrjen dhe u shtynë një javë. Nuk shtyhen asnjë ditë se presidenti mes 23- 30 ka zgjedhur 30 dhe zgjedhjet e 30 qershorit do të mbahen më 30 qershor dhe në këtë pikë nuk kam asnjë mundësi reale për të fantazuar. Qeveria nuk prodhohet me protesta dhe nuk zëvendësohet me dhunë. Unë jam gati të dëgjoj por nuk e kemi në dorë datën e zgjdhjeve. Nga ana jonë nuk ka asnjë mundësi të shkojmë përtej 30 qershorit. Nuk ka. Kur ata thonë nuk duam karrige, atëherë cfarë problemi ka?"

Madje me ironi tha: "Kafe, çaj, embëlsira" 


Pavarësisht paralajmërimit të opozitës për moslejimin e zhvillimit të zgjedhjeve më 30 qershor, kjo nuk e shqetëson kryeministrin Rama, madje ka edhe një ofertë për opozitën

"Nuk kam asnjë shqetësim lidhur me 30 qershorin. Uroj të normalizohen me hir dhe jo me pahirin e të gjendurit në një situatë ku realisht mund të dalin jashtë çdo radari të jetës politike. Nuk mundet dot të merret peng një vend i NATO-s, është e pamundur."

Kryesocialisti është i kënaqur me listën e PS me të cilën do garojë në zgjedhje, ndërsa shpjegoi pse nuk rikandidoi Vangjush Dakon dhe Qazim Sejdinin. Kreu socialist dha edhe arsyen pse vuri në listat e PS në Mat anëtarin e grupit të zjarrit në 21 Janar 2011

Në më shumë se gjymën e bashkive PS do të garojë e vetme për shkak të mungesë së kandidatëve nga partitë e tjera të registruara në KQZ. Por për kryeministrin Rama zgjedhjet janë një ankand politik që i fiton ai që jep ofertë.




EMISIONET