Rama e kap me studentët e gazetarisë: Kush kazan do ju mbajë?! Do na shkatërroni fare

Rama e kap me studentët e gazetarisë: Kush kazan do ju mbajë?! Do

Duke folur nga Elbasanit për Paktin e Universitetit, kryeministri Rama u ndal edhe tek punësimi i të rinjve. Ai tha se duhet të bëhet një balancim i tregut të punës.

Ndërsa mori shembullin e gazetarëve, që sipas tij numri i pranimeve në këtë degë është shumë i lartë.

Rama: Perspektiva e punës nuk mund të zgjidhet me punë shteti. Ne duhet të fillojmë të balancojmë tregun këtu. Ju jeni nja 100 veta për gazetarë në vit të parë. 100 veta për gazetari. Ku do shkoni mo vëlla, cili kazan do ju nxerë 100 veta. Edhe nga Elbasani 100, 100, 100, 100 janë 400 vetëm këtu, llogarite 200, 200, 200 atje...dmth do jeni mijëra njerëz që doni kazanin tuaj për të jetuar. Si i bëhet kjo punë?! Do na mbysni fare, do na shkatërroni, do bëhet një kazanhanë e madhe që nuk do ja dalim dot. Unë po mendoj si do vijë dita që kazani të marrë formë prej mermeri, ju doni ta bëni llamarinë komplet.

EMISIONET