Kryeministri Edi Rama tha se dora e tij mbete te shtrirë për bashkëpunim në të mirë të Shqipërisë por nënvizoi edhe një herë se reforma në drejtësi nuk negociohet.

Edi Rama: "Patjetër që duam paqe politike, por një paqe për Shqipërinë. Dora ime mbetet e shtrirë gati për të shkruar prapë kur të vijë momenti. Ata me molotov, ne u japim edhe veton që të na vënë veton ne. Por reforma në drejtësi as nuk negociohet as diskutohet por vetëm mbështetet. Të jetë shumë e qartë që unë personalisht e di që ka shkolla të ndryshme mendimi në lidershipin e PS-së, por nuk kam as disponimin minimal për asnjë lloj marrëveshje politike për të ndjenjurat e politikanëve dhe që mund të rrezikojë drejtësinë të merret me këdo që mund të jetë subjekt i dejtësisë, qoftë djathtas majtas, lart poshtë, këtu brenda apo larg kësaj salle." 

Deklarata e kryeministrit u be para anetareve te Asamblese kombetare te PS-se


/Ora News.tv/