Pasi pranoi publikisht se kompania britanike "Crown Agents" e kontraktuar për asistencë në doganat shqiptare nuk arriti rezultatet e pritura qeveria ka gjetur një tjetër zgjidhje për të shmangur korrupsionin e lartë në sistemin doganor.

Duke nisur nga muaji shkurt procedura e vlerësimit doganor do të bëhet online, një mënyrë e re që qeveria ka gjetur për të shmangur korrupsionin.

Një ditë para nisjes së zbatimit kryeministri Rama tha se sistemi i ri elektronik e bën biznesmenin zot të tij dhe shfaros korrupsionin.

Edi Rama:   Një moment historik transformimi, nga dogana e vjetër e mundimeve shumëvjeçare të importuesve dhe eksportuesve, në doganën moderne pa kontakt fizik mes sipërmarrësve e doganierëve, falë revolucionit digjital që e bën sipërmarrësin zot të aktivitetit të tij dhe shfaros korrupsionin e ul drastikisht kohën e kalimit në doganë

Nuk ka rrugë tjetër. Rruga tradicionale nuk do të lejohet më brenda 30-45 ditësh. Kjo është përmbysje historike sepse heq një barrë shumë të madhe nga pikëpamja e kohës dhe e stresit. Si dhe sa i takon korrupsionit dhe pengesave ky është një çlirim shumë i madh.

Në zyrat e doganës ku Rama shpesh herë është treguar i ashpër për shkak të performancës së dobët, nuk kanë munguar as batutat.

Drejtorja e Përgjithshme e Doganave ka bërë të aksesueshme të gjithë çmimet e referencave dhe ato doganore për të gjithë artikujt që importohen në vendin tonë.

Databaza me çmimin e referencave është vendosur në faqen zyrtare ëëë.dogana.gov.al.

Çdo biznes mund të gjejë çmimin e çdo artikulli duke vendosur kodin e artikullit ose emrin e tij

/Ora News.tv/