Marrë shkas nga deklaratat e kryeministrit Rama në takimin me drejtuesit e policisë, kreu i PD-së Lulzim Basha thotë se shefi i qeverisë siç mbronte dje Tahirin dhe kupolën e trafikut të drogës në polici, mbron sot Xhafën dhe Veliun.

Për Bashën, Rama, Xhafa, Balla, Prela duhet të ishin sot nën hetim, ndërsa Ardi Veliu në arrest, për fabrikimin e provave dhe pengimin e drejtësisë për të mbrojtur narkotrafikantin Agron Xhafaj.

Në takimin me krerët e uniformave blu në Ministrinë e Brendshme, Rama tha se Policia e Shtetit duhet të japë një mesazh kumbues force për "të fortët", me gjuhën e rezultateve edhe më domethënëse, edhe më të shpejta.

"Mes shtetit edhe "të fortëve" nuk ka paqe! Kur të dalin nga shtëpia, nuk do të jetë problemi ynë, po problemi i tyre. Kur të jenë në shtëpi, duhet të mendojnë vetëm si të zhduken, jo si të duken".

/Ora News.tv/