Kryeministri shqiptar Edi Rama ndodhet sot në Salento të Italisë si i ftuar i nderit në eventin e rëndësishëm "Cmimi i kulturës Pio Alferano " organizuar cdo vit në komunën e Castellabate në rajonin e Kampanjës.

Nën kurimin e kritikut të njohur të artit Vittorio Sgarbi, kryeministri Edi Rama merr pjesë në këtë event kulturor me ekspozitën e tij retropsektive të titulluar "Karakter i fortë, shpirt i sjellshëm; Edi Rama."

Çmimi i kulturës Pio Alferano është një nga evente më të rëdësishme i përvitshëm që mbahet gjatë stinës së verës në Itali

Cmimi Pio Alferano organizohet nga Fonadacioni me të njëjtin emër në kujtim të gjeneral të Policisë Italiane Pio Alferano.

Gjatë viteve '70 gjeneral Pio Alferano ka luajrtur një rol të rëndësishem në drejtimin e repartit të policisë për mbrojtjen e pasurisë kulturore.

Falë aftësive të tij investigative e repartit që ai drejtonte, u rekuperuan një seri veprash të grabituar të artistëve të mëdhenj e me një vlerë të pastiumeshme duke ia rikthyer pasurisë kulturore e artisitke italiane.

/Ora News.tv/