Kryeministri Rama vlerësoi me medaljen e mirënjohjes 10 mësuesit më të mirë në një ceremoni që u mbajt në kryeministri me rastin e 7 marsit.

Para mësueve Rama bëri meaculpa edhe për politikanët të cilët me sjelljen e tyre sidomos të enjten nuk po ndihmojnë në kultivimin e edukimit dhe të virtytit tek të rinjtë.

Edi Rama: Unë dhe rraca ime e politikanëve sidomos çdo të enjte nuk ju ndihmojmë aspak në kryerjen e misionit tuaj thelbësor që është jo vetëm të përgatisni njerëz të ditur por dhe të edukoni qytetarë të mirë.  
Jo vetëm nuk ju ndihmojmë por ju pengojmë cdo të enjte rregullisht në kryerjen e misionit tuaj. Edhe ditët e tjera patjetër por sidomos të enjten. 

Shfaqja e të enjtes rrëzon të gjitha fjalët që ne mund të themi gjatë javës në raport me virtytet dhuntitë e mira dhe kultivimin e tyre. Sidoqoftë, duke qenë në këtë detyrë unë kam mundësinë e madhe që në ditët e tjera të javes përveç së enjtes të laj me sa më shumë mund mëkatet e ditës së enjte.

Duke ju siguruar se edhe zemra ime rrahu para jush nga ndjenja fajit dhe më bëri t'ju kërkoj ndjesë të sinqertë dhe duke shpresuar se ju nuk do lini shans e mundësi pa e kritikuar kudo që do ju dalë një vesh që do ju dëgjojë të enjten time dhe të enjten tonë se mbase kushedi krijohet një rrezatim i tillë që ti vijnë mend atij  kuvendi.

Meta në shkollën "Fan Noli"

Presidenti ilir meta ka zgjedhur shkollën Fan Noli për të uruar festën e 7 marsit. duke takuar ish mësuesit e tij, kreu i shtetit ka sjellë në vëmëndje angazhimin e arsimtarëve për edukimin e shoqërisë. por sipas tij, mësuesit duhet të kenë dhe mbështetjen e shoqërisë.

Meta: Është koha për të bërë një apel të fortë për një bashkëpunim më të fortë midis shkollës dhe familjes.

Kryetari i PD Lulzim Basha në Facebook postoi një foto me nënën e tij e cila shërbeu 30 vjet si arsimtare, dhe bashkë me të i uroi të gjithë mësueset dhe mësuesit.

Por në një deklaratë për mediat deputeti i PD Luçiano Boçi ka sjellë në vëmendje kushtet e punës dhe pagat e mësuesve.

Boçi: Rama dhe Nikolla duhet t'u përgjigjet mësuesve dhe pedagogëve për pagat mjerane me të cilat i trajtojnë dhe për shkatërrimin e universiteteve publike. 

Ndërkaq kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj së bashku me mësues dhe nxënës ka vazhduar me projektin e gjelbërimit të Tiranës duke mbjellë pemë në parkun e liqenit artificial.

/Ora News.tv/