Rama: BE ti japë fund dyfytyrësisë me shqiptarët, nuk do rrimë vrima e fundit e kavallit

Rama: BE ti japë fund dyfytyrësisë me shqiptarët, nuk do

Kryeministri Edi Rama ka adresuar kritika ndaj Brukselit për qasje me dy standarde ndaj popullit shqiptar dhe atij serb.

Rama tha BE duhet të ti japë fund dyfytyrësisë, duke iu referuar zvarritjes së hapjes së negociatave për vendin tonë dhe liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ndërsa Serbia, shtoi ai, vazhdon të hapë kapituj, edhe pse vazhdon dhe sillet me tre fytyra.

Rama: BE duhet ti japë fund qasjes së dy fytyrave, një fytyrë për Shqipërinë dhe një fytyrë për Kosovën. Shqipërisë i thotë do të hapim negociata sot, do të hapim negociata nesër. Kosovës i thotë do të liberalizohemi sot, do të liberalizohemi nesër. Ndërkohë ajo që ndodh është që Serbia hap kapituj dhe po ja del duke përdorur tre fytyra.

Paralajmërimi ishte i qartë, dy shtetet shqiptare nuk kanë ndërmend të mbeten vrima e fundit e kavallit në historinë e lodhshme të këtij kontinenti qoftë në Bruksel, qoftë në Beograd.

Rama: Ndërkohë ne kemi një fytyrë, fytyra jonë është kuqezi dhe me fytyrën tonë kuqezi ne jemi gati ti qëndrojmë përballë të gjitha sfidave kuqezi që janë sfida të përbashkëta për të rritur ekonominë, prosperitetin dhe për të garantuar ardhmërinë e kombit tonë me dy shtete, dy shtete që i duam të integruara në BE, dy shtete që i qëndrojnë të gjithë parimeve ndërkombëtare dhe amaneteve të të parëve tanë, të parët tanë i kemi të përbashkët, dy shtete që nuk kanë ndërmend të mbeten si vrima e fundit e kavallit në historinë e lodhshme të këtij kontinenti qoftë në Bruksel, qoftë në Beograd.

Ai pati një propozim konkret për homologun e tij Haradinaj.

Rama: Ftoj Haradinaj të bashkohet me mua në nevojën që të vendosim një fond për dy Ministritë e Jashtme dhe të fillojnë punë me konsulencë ndërkombëtare për të bërë një dokument analitik dhe strategjik "Shqipëria, Kosova dhe rruga e bashkimit të shqiptarëve në horizontin e vitit 2025".Një dokument demografik, ekonomik,social, i sistemeve politike dhe të gjitha këto bashkë. E di se çfarë do të thonë menjëherë në Beograd dhe kudo tjetër, por unë kam parasysh bashkimin e shqiptarëve si domosdoshmëri në rrugën e BE.

EMISIONET