Rama: Për Vit të Ri vdesin edhe bastet online. Amanet dëshmitarin X

Kryeministri Edi Rama sërish ka reaguar për mbylljen e lojërave të fatit, këtë herë për t'ia bërë të qartë edhe kritikëve se do mbyllen edhe bastet online.

Në një status në twitter, kreu i ekzekutivit thotë se bastet dhe monopoli online do të vdesin për Vit të Ri.

Edi Rama: Paratë e zeza të basteve po derdhen kazaneve për të jashtëqitur llafin se kjo u bëka që të mbetet një monopol online!Këtë për çudi s'e paska TaulantiMos u lodhni kot, bastet s'i shpetoni dot më! Edhe bastet edhe ky monopoli online do vdesin për Vit të RiAmanet dëshmitarin X.

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se pas datës 1 Janar 2019-të në Shqipëri do të mbyllen të gjitha pikat e basteve dhe kazinotë.


EMISIONET