Rama bashkëbisedim me vajzat dhe djemtë e zgjedhur për ekuipazhin e “Air Albania”

Rama bashkëbisedim me vajzat dhe djemtë e zgjedhur për ekuipazhin

Nuk dihet ende kur do të jetë fluturimi i parë i avionëve kuq e zi të Air Albania, por megjithatë kryeministri Rama është takuar këtë të premte me djem dhe vajza që do të jenë imazhi i Shqipërisë si pjesë e ekuipazhit të linjës së parë ajrore shqiptare. 

Në bashkëbisedim me ta, Rama tha se Air Albania do të konrtribuojë jo vetëm për imazhin e vendit tonë por edhe për ekonominë dhe turizmin.

Rama: Do t’u japë shqiptarëve një pikë referimi të palëvizshme. Do të lindë dhe do të rritet, sigurisht, hap pas hapi, për t’u kthyer në një tjetër mekanizëm të motorit të ekonomisë sonë, për t’i shërbyer me standardet më të larta bashkëkohore të udhëtimeve ajrore industrisë tonë të turizmit, për të kontribuar në uljen e çmimeve, me thënë të drejtën ndonjëherë edhe marramendëse për shqiptarët, për shkaqe që dihen, por nuk dua t’ju lodh juve me ato.

Kryeministri shtoi se ambicia e Air Albania shkon përtej Europës pasi në një kohë jo të largët synon të bëjë dhe fluturime transoqeanike për të çuar dhe sjellë shqiptarët në Amerikë dhe nga Amerika.


Air Albania është e para kompani ajrore me kapital publik brenda saj në bashkëpunim me “Turkish Airlines” .

 


EMISIONET