Rama: Basha dogji mandatet, pa filxhan fallxhorja që ka në krah

Rama: Basha dogji mandatet, pa filxhan fallxhorja që ka në krah

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit në Durrës, ka folur gjatë për opozitën, duke e ironizuar.

Rama:  Këta mësuan një lojë të re. “Po ikim nga parlamenti. Po themi s’hyjmë në zgjedhje. Po themi s’duam këtë të gjatin. Po rrimë atje në rrugë, derisa t’i mërzisim të gjithë edhe kapim ndonjë gjë”.

Mirëpo, ke parë ti që e kapën një gjë në 2017-ën? E kapën një gjë, se morën gjysmën e qeverisë. A ju kujtohet kur tha miku im, - më ka ik në rrugë të paditur, - Lulzimi, “e rrezuam gjysmën e qeverisë. Tani, o burra në zgjedhje, të rrëzojmë dhe gjysmën tjetër!” Edhe u rrëzua vetë.

Kishte gjysmën e qeverisë. S’kishte Ministrinë e Kulturës. Kishte Ministrinë e Brendshme zotëria. Kishte Ministrinë e Financave zotëria. Kishte Ministrinë e Arsimit dhe të Shëndetësisë, se, jo se “juve se çfarë iu bëni mësuesve dhe i çoni i fusni në zgjedhje, i bëni me detyrim të votojnë”, po jo “se keni shumë infermierë”, “po prit se është dhe OSHEE-ja, ka shumë punonjës na duhet dhe OSHEE-ja”, “po te Hipoteka, - se ca bëni ju aty, - ta marrim ne Hipotekën”. Po merrini mo vlla. Çfarë do tjetër? Jo po “dua dhe ALUZNI-n, se me legalizimet ju keni bërë shumë vota dhe s’duhet të vazhdoni të bëni më vota”. Po merri dhe legalizimet. Po “dua dhe Drejtorinë e Burgjeve, se ata të burgjeve i kam qejf”. Ata i kanë qejf se, këtu kanë qenë dhe nuk kanë qenë 50 vjet përpara, por deri 5 vjet e gjysmë përpara këta të burgosurit i nxirrnin me leje.

Tani thonë “foli Gjushi në telefon me Niçen”. Na u bë Niçja si me qenë Aleksandër Moisiu. Keni parë ndonjë emision për Aleksandër Moisiun ju? Ia keni dëgjuar ndonjëherë zërin Aleksandër Moisiut ju, se ka shirita? Zëri i Niçes u bë si me qenë zëri i Luçiano Pavarotit! Nicja!

Këta i nxirrnin të burgosurit nga burgu me leje dhe e merrte në krahë deputeti dhe vinte vërdallë nëpër Durrës me të burgosurit, terrorizonin të gjithë dynjanë lart e poshtë. Diskutojnë e flasin këta! Flasin këta për krim e për kriminelë e për futje hundësh të kriminelëve në zgjedhje, këta! Këta që ne nuk çonim dot komisionerë në të gjithë zonën e Shijakut e andej në Sallmone e hatara të tjera andej! Nuk shkonin dot njerëzit në Komision. U detyrua partia këtu, i çonte nga këtu atje që të mos i njihnin e mos i shihnin të nesërmen.

Këta flasin për zgjedhje të lira e të ndershme?!

Po pse, kemi harruar ne kur u bënë një palë zgjedhje në Shijak që kërciti druri si në harados në mes të ditës atje? Kur ishte? Para 100 vitesh? Këta, flasin?!

Po mirë. Dakord! A ju kujtohet se si ua ka bërë daulle kokën, ky i imi njëherë, Luli, “votim elektronik, numërim elektronik”, edhe njerëzit flisnin me vete në mëngjes “elektronik, elektronik. Bashkimi i shkretë, kur dilte në mëngjes, dëgjonte elektronikun gjithë kohës. Merrte në telefon “elektronik, elektronik”. Vetëm ato thonte.

“Vetëm votimi elektronik, numërimi elektronik mund ta zgjidhë këtë punë”.

Shkuam, studiuam votimin elektronik, studiuam numërimin elektronik, bëmë edhe teste te PS-ja, bëmë edhe qendra votimi aty duke mbledhur njerëz, si voton një që është nga qyteti, si voton një që është nga fshati, si voton një me shkollë si voton një pa shkollë. A e kupton mrrokllën, apo se kupton mrrokllën? Mbaj shënime, bëj studime edhe i themi ok, dakord, hajde ta provojmë. Që në këto zgjedhje e provojmë.

“Reforma zgjedhorë, reforma zgjedhore”.

Ok! Reforma zgjedhore. Çfarë të doni. Çfarë të doni ju, hajde ta bëjmë. Na ikën. Sa iu thamë “hajde ta bëjmë”, na ikën. Keni parë ju, “du, du, du”, i thua “hajde” e të ikën?! Ja, Luli. Po nuk është se s’do, por mendon që, sa më larg të ikë aq më shumë do fitojë.

Mirëpo bëri gabim të madh se tha, “herën e kaluar, pa u djeg, d.m.th., pa djeg mandatet mora gjysmën e qeverisë. Po sikur të digjem, mund t’i marr të gjitha edhe mund të mi japin pa zgjedhje”, se me zgjedhje e di që s’ka.

Edhe, me atë fallxhoren në krahë, i ka thënë fallxhorja, “dëgjo, kam parë filxhan mbrëmë, harroje. Ti do digjesh komplet”. I keni parë ato flakët e fallit. Ndezi flakët ajo. U hodh Luli në flakë. Saliu nga mbrapa, benzinë, benzinë. Shkrumb mandatet të gjitha. “Mos u mërzit, - i thotë fallxhorja, - se isha dje ke njona, pu pu pu ç’i bën filxhanit ajo. Pashë aty një “L” të madhe dhe një “E” që po shkonte poshtë”.

Mirëpo do e shohin që, sill turistë nga Vora, e sill turistë nga Shkodra, sill turistë nga Kavaja vjen puna në fund, gjithë ajo ekstazë del një bojë e zezë aty edhe ikin. Iu thashë sot, “gjeni disa kova me bojëra të bukura të paktën”, se s’njohin as bojërat, vetëm të zezën njohin. Hidhet e gjithë ajo bojë e zezë aty, më thoni?! Hidh gjithë atë bojë të zezë dhe të tjerët duartrokisnin, “doli boja jashtë”.

Puna është se nuk kemi çfarë i bëjmë kësaj radhe dhe duhet të vazhdojmë përpara dhe duhet të bëjmë punën tonë. Ne nuk na kanë dhënë detyrën që të sjellim Lulin në pushtet. S’na e kanë dhënë këtë detyrë. Nuk na e kanë kërkuar. S’besoj se ndonjë nga ju këtu mendon që detyra ime dhe e jona është që të vrasim mendjen si do vijë Luli në pushtet. Madje besoj që ka shumë nga ju që thoni, “shyqyr, iku Saliu nga Parlamenti njëherë!” E më bukur se iku, s’ka. Iku vetë, me këmbët e veta.

Ishin brenda në Parlament, tani vijnë rrinë te dera. Çfarë është kjo? Çfarë politike? Çfarë mendje është kjo? Je brenda, del jashtë dhe pastaj lufton për të hyrë. Të nxori njeri jashtë? Jo. Ike vetë. Çfarë do tani? Jo “diktatura”, “junta”, “Maduro”, “ja policët janë aty”. Policët ruajnë derën për ata që s’kanë punë me Parlamentin. Këta u dorëzuan vetë. Ikën vetë.

Po ai Saliu bëri mirë që iku, me thënë të drejtën. Është vërtet kënaqësi besoj për çdo njeri normal kur e sheh aty jashtë Parlamentit që, në vesh Lulit, “çfarë digjet mol Lul?”, - Luli u dogj u bë shkrumb. Çfarë i thotë tani? “Hidhu në erë!” Po jo në erë të hidhen, por të hidhen atje ku drejton sytë Mona.... E keni parë kur thotë, “o Zot, shpëto Shqipërinë nga ata që blejnë vota”? Monika! E kuptoni ku ka ardhur puna!  Monika i thotë Zotit, “lëri punët e tjera, hajde këtu, shpëtoi shqiptarët nga ata që blejnë vota”. Kjo e shkreta që ngelën duke ia blerë dhe kjo meazallah se ka blerë një votë. Monika të blejë vota? Mos!

Monika blen çizme, vota jo. Dhe pastaj fillon bërtet, “Zoti do ta ndëshkojë Edi Ramën”. Se ku komunikon kjo me Zotin unë nuk e di, duhet të kenë karta.

Nejse, po të paktën na bëjnë për të qeshur, më në fund na bëjnë për të qeshur se na lodhën, na rrokanisën kokën. Të shkoje në parlament sikur të shkoje në mundje. Mund të shkojë deputeti në parlament e të mendojë “nga do më dalin, ku do më kapin, si do më sulmojnë me çfarë do më gjuajnë”. Mund të jetë opozita që në vend të mendojë çfarë do t’i themi këtë radhë këtyre për ekonominë, për punësimin, more edhe për korrupsionin, çfarë do t’i themi e si do t’i drejtohemi njerëzve që ne e zgjidhim më mirë. Jo, me vezë. Ikën 6 muaj bojkot, u kthyen me vezë në xhep. Po ishin në kotec apo ishin në luftë këta? Shoh Lulin unë, futet me pallto në parlament. Aty me ngrohje, me të gjitha, ky me pallto dhe kishte një lloj palltoje se kam parë ndonjëherë. Shoh atë pulën, që është një pulë nga Elbasani si pulë deti, i shkon atje, tek xhepi, vezë. Nxjerr vezët nga xhepi se nuk kontrollohet kryetari i opozitës tek dera, e kishin mbushur me vezë kryetarin, se këta të tjerët kontrollohen. Këta kishin bërë vezët, ia kishin futur kryetarit në shportë, mbushur me vezë. Nuk e di. Del ai tjetri, me shiringë ai. Opozitë! A votohen këta? Kush i voton këta? Pse i votojnë? Nuk e di.

EMISIONET