Rama-banorit: Do ta shpallim gruan tënde hero të punës socialiste që të përballon ty

Rama-banorit:  Do ta shpallim gruan tënde hero të punës

Gjatë turit të bashkëqeverisjes me qytetarët në Himarë, kryeministri Edi Rama u përfshi me debate me një banor të Vunoit, i cili midis të tjerash tha se "nuk është partia mbi të gjitha por ligji". Rama i mori dokumentet e tij dhe deklaroi se bashkë me shqyrtimin e çështjes së qytetarit, do të shihte që të shpallte gruan e tij "heroinë të punës socialiste". Shqetësimi i qytetarit kishte të bënte me shfrytëzimin e një kullote.

Rama: Ai po të respekton dhe të jep përgjigje. Të pëlqen apo s'të pëlqen përgjigja, pastaj kur të marrë fjalën. Nuk e kishe fjalën fare. Na turpëron dhe Vunoin me këtë sjellje. Na e nxjerr Vunoin sikur është vendi i njerëzve me temperaturë 39. Mos na nxirr namin e keq. Të lutem.

Banori: Nuk është partia mbi të gjitha është ligji mbi të gjitha.

Rama: Të lutem se po e tepron. Ia dhashë fjalën zonjës nuk ta dhashë fjalën ty. Mos na vë në pozitë këtu se na shikon gjithë Shqipëria dhe thonë u zunë vuniocët me njëri-tjetrin. Qengj i urtë ti? Paske edhe 300 tjerë mbrapa. Nuk mund ta marrësh të drejtën duke bërtitur. Ti je punëtor i madh prandaj sillu si punëtor. Do t'i shqyrtojmë të gjitha dokumentet. Do të shohim mundësinë që ta shpallim gruan tënde hero të punës socialiste që të përballon ty. Ajo e shkreta e di ç'heq!

EMISIONET