Rama për arrestimet: Do ta bëjmë këtë vend të pajetueshëm për kriminelët

Rama për arrestimet: Do ta bëjmë këtë vend të

Pas operacioneve të bujshme të policisë, ka reaguar sërish kryeministri Edi Rama. 

Në një postim në twitter,  Rama thotë se "atyre që bëjnë politikë me krimin, lufta kundër krimit u rrit dëshpërimin".

Sipas Kryeministrit, sa më fort do ta godasim krimin, aq më e dëshpëruar do të bëhet kundërvënia e tyre.

"Ne do ta bëjmë këtë vend të pajetueshëm për kriminelët dhe të pashpresë për ata që me krimin bëjnë politikë" thotë Rama.

Reagimi i kryeministrit vjen si përgjigje nga akuzave të opozitës.

Pasditen e sotme, në pranga ranë dy ish-deputetët socialistë Arben Çuko dhe Arben Ndoka.

Ndërkohë një operacion i gjerë antidrogë është shtrirë në qarqet kryesore të vendit.

Në Shijak u arrestuan pesë persona, mes tyre tre vëllezërit Avdyli të njohur si të fortët e Shijakut.Ata akuzohen për trafik ndërkombëtar heroine.

Në Durrës dhe Sarandë vijojnë kërkimet për Lulzim Berishën dhe Klement Balilin.

EMISIONET