Rama akuzon dekanët dhe rektorët për VKM-në: Nuk ua kishim borxh këtë gjë!

Rama akuzon dekanët dhe rektorët për VKM-në: Nuk ua kishim

Në përgjigje të një studenti në komunikimin viral në fb, Rama akuzoi pedagogët dhe rektorët për VKM-në e famshme lidhur me pagesën përt provimet e mbartura.

Rama tha se VKM është bërë me propozim të tyre në maj, ndërkohë që nuk u ëhstë komunikuar studentëve.

Rama: Arsyeja pse menjëherë u ndjeva keq dhe i thashë Ministres së Arsimit thirri urgjent dekanët dhe rektorët është pikërisht fakti se VKM e bërë me propozim të të gjithë dekanëve dhe rektorëve në maj ishte befasi për studentët.Që do të thotë është marrë vendimi për të vendosur një tarifë mbi ato kreditet e mnbetura dhe nuk u është komunikuar studentëve.

Është një moment që duhet t'ua them këtu se nuk kam pasur mundësi dhe as kam dashur ti takoj rektorët dhe dekanët, Ministrja është takuar rregullisht me ta: Nuk ua kishim borxh këtë gjë!Pse? E dini shumë mirë që nuk ka një vendim, një nen të ligjit të ri të arsimit të lartë që nuk është konsultuar me ju.

Nuk ka tarifë të vetme që nuk e keni vënë vetë.Nëse Lindita Nikolla, e cila si të gjithë ka të metat e veta, mund të ketë shumë të meta por ka pasur virtytin që se ka pasur as një profesor, asnjë doktor, asnjë Ministër Arsimi më parë, asnjë burrë në zyrë më parë, që t'ju dëgjojë për çdo gjë, të konsultohet për çdo gjë dhe ta vonojë procesin e reformës që të marrë konsensusin nga ju.

VKM-në e sjellë në qeveri të konsultuar dhe propozuar nga ju dhe nuk informoni studentët dhe kur vjen puna që studentët ja kërkojnë qeverisë nuk keni as burrërinë të dilni dhe thoni që këtë e kemi vënë ne.


EMISIONET