Ralf Gjoni deputeti i 94-t: Nuk e votoj shkarkimin e Metës si President

Ralf Gjoni deputeti i 94-t: Nuk e votoj shkarkimin e Metës si President

Ralf Gjoni ishte deputeti i 94 që u betua në Kuvend, çka i jep mundësi Kuvendit për ndryshime kushtetuese.

Por Gjoni ishte i qartë kur tha se shkarkimin e presidentit Meta nuk do ta votonte, të paktën jo përsa kohë nuk merr zgjidhje kriza politike.

Ralf Gjoni: Kam aderuar pranë LSI, dhe nga angazhimi im edhe pranë zotit Meta kam vetëm kujtime të bukura, dashuri, miqësi dhe dashamirësi. Nuk e hedh poshtë atë që kam kaluar. Unë e them qartazi dhe pa mu dridhur syri se shkarkimin e Metës nuk do ta votoja në parlament.Në këto kushte jo njëherë.

Kreu i Shtetit deklaroi dje se është gati të sakrifikonte, nga dorëzimi i mandatit si President deri tek sakrifikimi i jetës sime si Salvador Alende për të ndaluar instalimin e një junte që mund ta kthente Shqipërinë 30 vite pas.

Sa i takon reformës zgjedhore  Gjoni e la të hapur bashkëpunimin me mazhorancën, pasi siç tha ai ky sistem zgjedhor e ka shkatërruar vendin.

Ralf Gjoni: Për këtë do të prononcohem javën që vjen, kjo ëShtë një nga arsyet më madhore për të cilën jam këtu. Vendi ka nevojë jo për një reformë zgjedhore por për një sistem totalisht ndryshe të ri zgjedhor që duhet të përmirësojë patjetër cilësinë e përfaqësimit në Kuvend. Sistemi aktual me lista të mbyllura jo vetëm  deformon vullnetin e zgjedhësve por është shkatërrimtar.

Edhe nga listat që u prodhuan, edhe nga deputetët që u prodhuan. Flasin për tradhëtarë dhe cilësinë e deputetëve ca cinikë të mediave, le të shohin cilësinë e deputetëve që u larguan.Cilësi skandaloze. Ka mbaruar koha kur partitë politike janë pronare të listave dhe pronare të mendimit të lirë të deputetëve.Sistemi aktual zgjedhor e ka shkatërruar Shqipërinë.

Kam qenë gjithmonë kundër ndryshimeve kushtetuese të 2008, ndryshimet famëkeqe, destruktive dhe duhet patjetër që të krijojmë aleanca të forta brenda parlamentit, ndërpartiake, për ta përmbysur sistemin e krijuar nga ndryshimet kushtetuese të 2008 dhe për të arritur një konsensus sa më të gjerë me ndihmën dhe të partnerëve ndërkombëtarë, sidomos të OSBE-ODIHR, për të krijuar një sistem të ri zgjedhor që të përmirësojnë cilësinë e parlamentit.


EMISIONET