Radhimë, flet vjehrri i Gaqo Gjinit: Policia hyri me forcë në banesë, qëlloi në sy të fëmijëve

Vjehrri i Gaqo Gjinit, 38-vjeçarit i cili pas përplasjes me policinë mbeti edhe i plagosur në këmbë ka akuzuar policinë se ka hyrë me dhunë në shtëpi.

Sipas tij, 38 vjecari Gjini ndodhej në shtëpi me bashkëshorten dhe dy fëmijët kur policia hyri me dhunë. Ai deklaron se Gaqo Gjini nuk ka të bëjë me asnjë akuzë për grabitje bankash.

Vjehrri i Gaqo Gjinit: U zu djali dhe u dënua madje dhe doli. Këta i janë qepur këmbë për këmbë. Ai nuk ka plagosur asnjë, as bankë nuk ka grabitur. Po të kishte grabitur do kishte gradaçela.

Si është tani?

Vjehrri i Gaqo Gjinit: Po i plagosur është në reanimacion

Si ndodhi ngjarja?

Vjehrri i Gaqo Gjinit: Po nuk e di unë, tani erdha për vete më lajmëruan. Vajza më tha hajde shpejt se kanë bërë terror këtu. Ishte me fëmijët, vajza ishte me dy fëmijë të mitur. Policia u fut me dhunë.

A ishte në kërkim, i fshehur?

Vjehrri i Gaqo Gjinit: Jo nuk ka qenë i fshehur, ka qenë në shtëpi gjithë kohës.

(Në foto: Gaqo Gjini, personi i cili i bëri rezistencë policisë dhe u plagos)

(Në foto: Gjak në tokë nga përplasja me armë në Radhimë)

(Në foto: Policia rrethon zonën për personin i cili po i bën rezistencë arrestimit)

(Në foto: Policia rrethon zonën për personin i cili po i bën rezistencë arrestimit)


EMISIONET